Skela shënon kundër liderit
Skuadra e Cottbusit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme edhe atë kundër skuadrës së parë në tabelë në Bundesliga, asaj të Wolfsburgut, për të shpresuar që të mbetet në elitën e futbollit gjerman.
Takimi i zhvilluar të dielën në Stadion der Freundschaft, ndërmjet Energie Cottbusit dhe Wolfsburgut, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0. Vendasit kaluan në epërsi me anë të Dimitar Rangelov (72’), ndërsa rezultatin e dyfishoi mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela. Mesfushori kuqezi njëherit ka marrë notën më të lartë në këtë përballje duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes. Me këtë fitore Cottbusi është ngjitur në pozitën e pesëmbëdhjetë, ndërsa Wolfsburgu mbetet në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Hertha Berlin që mban pozitën e dytë.
Category: Futboll
0 Komente