Torres: Unë dhe Ronaldo nuk do të luajmë për Realin

dardanmiftari | Tuesday, April 07, 2009 | 0 Komente

Së shpejti pritet të rindërtohet “mbretëria” e Florentino Perezit te Real Madridi, me shumë emra të mëdhenj në qarkullim të cilët pritet të transferohen në Santiago Bernabeu. Mirëpo, sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka mohuar mundësinë e transferimit të tij te ish-rivalët e qytetit, duke shtuar se as ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, nuk do ta veshë fanellën e Los Blancos.
“Për mua Real Madridi është si çdo skuadër tjetër, si Barcelona, Milani, Bayern Munichu ose Interi”. “Reali nuk më tërheq mua personalisht dhe nuk e shoh veten duke luajtur për ta në të ardhmen. Nuk mund të luaj për Realin, sidomos kur mendoj të kaluarën time me Atleticon. Dhe nëse kthehem ndonjëherë në Spanjë, pa dyshim që do të kthehesha tek Atletico”. “Por para se ta bëj këtë do të doja ta provoj veten në Serie A, për ta kompletuar rrugëtimin tim nëpër tre ligat më të mëdha evropiane. Po ashtu do të më pëlqente të luaja në Bundesliga, sidomos për Bayern Munich”. “Po ashtu, nuk mendoj se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester Unitedi, pasi që ata po kalojnë një formë jashtëzakonisht të mirë. Ndoshta dikur më vonë do të largohet, por jo në një të ardhme të afërt”, ka thënë spanjolli në një intervistë për revistën spanjolle “Don Balon”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...