Villa: Reali mund t’ia marrë titullin Barcelonës

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Valencias, David Villa, thotë se Real Madridi mund ta arrijë Barcelonën dhe ta fitojë kampionatin spanjoll këtë sezon.
“Barcelona po luan shumë mirë, por Real Madridi po ashtu është në garë, vetëm gjashtë pikë prapa dhe mendoj se La Liga nuk do të vendoset deri në fund”, ka thënë Villa për El Mundo Deportivo.“Për më tepër, ata do të takohej me njëri-tjetrin dhe kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për titullin, por, mendoj se do të ketë luftë deri në ndeshjen e fundit. Po ashtu është e vërtetë se Real Madrid ka vetëm një ndeshje në javë, andaj mund të jetë më e përgatitur, derisa Barcelona është mbushur me ndeshje”.“Nuk e di nëse kjo do të jetë mirë për Real Madridin, por, po e përsëris, mendoj se liga do të vendoset në ditën e fundit”, ka shtuar sulmuesi spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...