Wenger: Pozita e katër jo edhe aq e mirë

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se topçinjtë nuk do të jen plotësisht të kënaqur me pozitën e katërt të tabelës këtë sezon.
“Duhet ta pranojmë atë që ndodhi të shtunën, të përballemi me të dhe të mos e përsërisim. Kemi shumë ndeshje të mëdha në vijim dhe ndjejmë se mund t’i fitojmë ato”, ka thënë Wenger.“Të fitojmë, kjo është arsyeja pse jetojmë. Nuk mund të jemi të kënaqur vetëm me venin e katërt. Duam t’i afrohemi kreut dhe kemi mundësi t’i afrohemi në gjashtë pikë Liverpoolit. Pozita e tretë është e rëndësishme, e dyta është po ashtu e rëndësishme dhe pse jo e para? Kurrë nuk i dihet”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...