Ballack: Luajtëm kundër më të mirit dhe merituam finalen

dardanmiftari | Thursday, May 07, 2009 | 0 Komente

Mesfushori gjerman Michael Ballack mendon se Chelsea meritoi të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve dhe se ndjen të njëjtën dhimbje si në finalen e vitit të kaluar në Moskë.
Chelsea përjetoi një tronditje tjetër në Ligën e Kampionëve, kur në minutat shtesë të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Barcelonës, pësoi një gol nga Iniesta, duke humbur kështu shansin për të udhëtuar në finalen e Romës.“Treguam karakter të shkëlqyeshëm. Luajtëm kundër një top-ekipi në Evropë, ndoshta edhe ekipin më të fuqishëm për momentin dhe merituam të shkojmë më tej”, ka thënë Ballack.“Sezonin e kaluar kishim vërtet një zhgënjim të madh, kur vetëm një penalti na ndau nga fitimi i trofeut. Mbrëmë pësuam gol në minutën e 93-të dhe ishte e pabesueshme. Fati nuk është në anën tonë. Vitin e kaluar kishim një dhimbje, dhe këtë vit është sërish e njëjta”.“Kupa FA është rasti i fundit për të fituar trofe këtë vit dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë. Kemi punuar shumë, si edhe për këtë ndeshje, dhe duam ta fitojmë kupën”, ka përfunduar mesfushori gjerman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...