Figo: Inter është klubi im i fundit në Evropë
Veterani Luis Figo thotë se sezonin e kaluar kishte qenë shumë afër largimit nga Interi, pas fjalosjeve me ish-trajnerin Roberto Mancini, por me ardhjen e Mourinho i ka ndërruar planet e tij.
“Vitin e kaluar isha afër largimit për shkak të raporteve jo të mira me Mancinin, ai nuk më jepte shumë opsione. E dija se nëse ai mbetej nuk do të fitoja shumë rast, andaj pse të vazhdoja në klub”, ka thënë Figo.“Me ardhjen e Mourinhos vendosa të mbetem, pasi e dija se do të kem rast. Ndoshta nuk do të jem startues, por e dija se së paku do të jem opsion në stolin e rezervave”.“Sa i takon të ardhmes, jam në mes të procesit të marrjes së vendimit, por tash më mirë është të mos flasim për këtë pasi duhet të luftojmë për titullin. Më e rëndësishme është ta fitojmë kampionatin dhe pastaj do të flas. Por Interi do të jetë klubi im i fundit në Evropë”, ka shtuar portugezi.
Category: Futboll
0 Komente