Leverkusen ndalohet nga Bielefeld
Bayer Leverkusen nuk po mundet kurrsesi të gjejë fitoren në LTU Arena në Duesseldorf (stadiumin e përkohshëm) pasi ka barazuar të premten me rezultat 2-2 ndaj Arminia Bielefeld në ndeshjes e radhës në Bundesliga.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Stefan Kiessling pas 20 minutash lojë, por shumë shpejt, pas vetëm një minute, një goditje e Vlad Munteanu, u devijua nga Manuel Friedrich, që dërgoi topin në rrjetën e vet, për të barazuar rezultatin.Bayer u duk se kishte kontrollin e lojës, por ishte sërish Bielefeld që shënoi për të marrë epërsinë për të parën herë me anë të Robert Tesche, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.Patrick Helmes me golin e 20-të të sezonit, ishte ai që ua solli një pikë vendasve, duke shënuar 11 minuta para fundit të lojës.
Category: Futboll

















0 Komente