Maldini: Ancelotti do të qëndrojë
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, do t’i japë fund karrierës së gjatë si futbollist aktiv në mbarim të këtij sezoni, ndërsa ka deklaruar se do të japë maksimumin në ndeshjet e mbetura duke përfshirë edhe derbin e të dielës kundër Juventusit.
“Juve, bashkë me Interin, Napolin dhe Sampdorian, për disa vite kanë qenë rivalët e mi më të mëdhenj. Pas rënies në Serie B, nuk kam pritur se Juventusi do të kthehet në top-formë kaq shpejt”, ka thënë mbrojtësi italian për “La Gazzetta dello Sport. Për më shumë, Maldini ka folur edhe për trajnerin Carlo Ancelotti, për të cilin thuhet se mund të largohet nga Rossonerët për shkak të edhe një sezoni të pasuksesshëm. “Skuadra është e lumtur me Ancelottin, ai ka një marrëveshje dhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit e skuadrës janë të shkëlqyera. Jam i sigurt se Carletto do të vazhdojë të jetë trajner i Milanit”, ka shtuar më tutje futbollisti legjendar.
Category: Futboll
0 Komente