Milan nuk lejon befasi

dardanmiftari | Sunday, May 31, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e fundit të Serie A duke e mposhtur Fiorentinën në Stadio Franchi me rezultat prej 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), superylli brazilian Ricardo Kaka krijoi avantazhin për mysafirët pas një krosimi të Zambrottas.

Lojtari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë (68’), Alexandre Pato, rezultoi zëvendësim i suksesshëm, pasi që dyfishoi rezultatin në minutën e 76-të.

Vlen të përmendet se në këtë përballje u inkuadruan dy lojtarët të cilat i kanë munguar një kohë të gjatë Milanit, Alessandro Nesta (77’) dhe Genaro Gattuso (80’).

Po ashtu, ishte kjo ndeshja e fundit e legjendës së futbollit, Paolo Maldini, i cili u nderua me duartrokitje nga tifozët në Firence.

Me këtë fitore Rossonerët sigurojnë kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...