NBA: Magic në prag të finales
Dwight Howard ka dominuar në periudhën shtesë të ndeshjes, për të ndihmuar ekipin e tij Orlando Magic të shënojë fitore me rezultat 116-114 ndaj Cleveland Cavaliers, dhe për të qenë në prag të triumfit të finales së Konferencës Perëndimore.
Dy gjuajte të lira të Howard kur kishin mbetur 21 sekonda pa përfunduar ndeshja u treguan vendimtare për triumfin e Cleveland. Howard përfundoi ndeshjen me 27 pikë dhe 14 kërcime.MVP i sezonit, LeBron James, shënoi 44 pikë për Cleveland, që është hera e tij e tretë në katër ndeshjet finale që shënon që shumë se 40 pikë, por që të tre këto herët ekipi i tij është mposhtur.James shënoi dy gjuajtje të lira me më pak se një sekondë të mbetur në kohën e rregullt, për të çuar në lojën shtesë, por nuk ishte i saktë nga tentimi i tij për trepikësh për të fituar ndeshjes, në çastet e fundit të lojës shtesë.Orlando tash avancon 3-1 në finalen perëndimore dhe do të mund ta vulosë dilemën e fituesin në ndeshjen e pestë e cila zhvillohet të enjten në Cleveland.
Category: Basketboll
0 Komente