Nedved konfirmon largimin

dardanmiftari | Sunday, May 31, 2009 | 0 Komente

Ndeshja kundër Lazios është e fundit për legjendën e Juventusit, Pavel Nedved, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga Juve këtë verë.

“Pas tetë sezoneve me Juventusin është koha që t’i falënderoj të gjithë tifozët, bashkëlojtarët dhe skuadrën, për mbështetjen që ma kanë dhënë. Me Juven kam fituar katër tituj dhe Topin e Artë”.

“Nga e hëna do të mendoj për të ardhmen time. Do të vazhdoj ta ruaj dashurinë për Juventusin dhe i falënderohem familjes Agnelli që ma ka dhënë mundësinë të luaj për këtë skuadër”, ka thënë Nedved për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...