Sampdoria kërkon të huazojë Machedan
Ekipi italian Sampdoria i është drejtuar Manchester United për të marrë shërbimet e tinejxherit të italian, Federico Macheda.
Drejtori sportiv i klubit italian, Beppe Marotta, dëshiron ta sjellë ish-sulmuesin e juniorëve të Lazios sërish në Itali si huazim për një sezon dhe tashmë e ka përcjellë interesimin në adresë të klubit anglez.Macheda vështirë se do të mund të gjejë vend të rregullt me United në sezonin e ardhshëm, por menaxheri Sir Alex Ferguson mund të preferojë që ai të huazohet tek ndonjë klub tjetër anglez.
Category: Futboll
0 Komente