Sampdoria shkatërron Regginën

dardanmiftari | Saturday, May 09, 2009 | 0 Komente

Reggina e ka përkeqësuar edhe më shumë mundësinë e qëndrimit në Serie A, pasi e gjendur me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të lojës, pësoi me rezultat 5-0 në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushë të Sampdorias.
Daniele Dessena ishte ai që hapi rezultatin duke shënuar që në minutën e parë të lojës, ndërsa situata u përkeqësua për mysafirët kur në minutën e 19-të mbetën me 10-lojtarë në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Carlos Valdez, për shkak të faullimit si lojtar i fundit ndaj Giampaolo Pazzini.Pas 31 minutash lojë, Dessena dyfishoi rezultatin, ndërsa pas pesë minutash të tjera, një goditje e Gennaro Delvecchio u devijua nga mbrojtësi Gleison Santos për të përfunduar në rrejtën e portierit të Regginës, Puggioni.Edhe pjesa e dytë filloi si e para, kur i riu Guido Marilungo shënoi golin e katërt me t’u kthyer në fushë pas pauzës (46’), ndërsa Giampaolo Pazzini vulosi rezultatin në minutën e 52-të të lojës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...