Vazhdon seriali “Kaka-Real Madrid”
Edhe pse babai/agjenti i superyllit të Milanit, Kaka, ka mohuar spekulimet se djali i tij do t’i bashkëngjitet Real Madridit, mediat spanjolle vazhdojnë të shkruajnë me bindje të plotë se braziliani do ta veshë fanellën e Los Blancos këtë verë.
Mediat spanjolle pohojnë se kanë qenë pikërisht bashkëpunëtoret e Florentino Perezit ata që e kanë këshilluar brazilianin të mos nënshkruajë për Manchester Cityn në afatin kalimtar të janarit, për faktin se ai do të jetë lojtar i Realit gjatë verës. Gazeta sportive “AS”, e cila ishte e para që të hënën kishte cituar Bosco Leiten të ketë thënë se “Kaka do të luajë për Real Madridin e Florentino Perezit”, sërish ka nxjerrë një citat të ish-lojtarit më të mirë në botë, kinse u ka thënë miqve të tij: “Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin dhe shpresoj që Florentino dhe Berlusconi të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur”.
Category: Futboll
0 Komente