Walcott nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

dardanmiftari | Friday, May 08, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Arsenalit ka njoftuar se mëngjesin e të premtes, Theo Walcott ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me skuadrën londineze.
“Klubi Futbollistik i Arsenalit njofton me kënaqësi se Theo Walcott ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me skuadrën”, shkruan në deklaratën zyrtare të Topçinjve. Edhe pse ishte spekuluar se 20-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Arsenalin, ende nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës se tij. “Jemi të ngazëllyer që Theo i është përkushtuar Arsenalit për një kohë më të gjatë. Theo është një lojtar inteligjent me aftësi dhe shpejtësi mahnitëse, dhe është zhvilluar shumë si futbollist këtë sezon. Ai është vetëm 20-vjeçar dhe në vitet në vijim do të shohim një lojtar të madh që bart fanellën e Arsenalit”, ka thënë trajneri Arsene Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...