Zola shpreson të konkurrojë për top katërshen

dardanmiftari | Tuesday, May 12, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, është i vendosur që gjatë afatit transferues të verës të gjejë lojtarë të cilët do të ndihmojnë ekipin të mbulojë dallimin me katër ekipet kryesuese të Premier League.
Duke theksuar humbjen e fundit ndaj Liverpoolit, Zola ka thënë se dallimi i ekipit të tij dhe atyre kryesuese qëndron vetëm në kualitetin e skuadrës, dhe se shpreson shumë shpejt t’i arrijë ata.“Diferenca në mes të ekipeve si ne dhe atyre është e madhe, por në kualitetin e ekipit, dhe do të arrijmë atje. Jam i bindur se shumë shpejt do të garojmë me ta. Duhet vetëm të ngremë ca kualitetin në treshen e fundit, por jam i bindur se jemi në rrugën e duhur”, ka htënë Zola.“Secila ndeshje është mësim për mua. Ndonjëherë me ekipe si ky nuk është e mundur të luhet më mirë se që luajnë ata. Ju duhet diçka e veçantë. Do të përpiqemi të punojmë në këtë drejtim”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...