Adriano: Mourinho është strategu më i mirë në botë

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka dërguar shumë fjalë falënderuese në drejtim të trajnerit të nerazurëve, Jose Mourinho, dhe ka falënderuar portugezin që ishte përpjekur ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur.
Qëkur Mourinho morri kreun e Interit, Adriano u kthye nga Brazili në Milano dhe filloi të dukej në formën e vjetër. Por në fund Adriano sërish filloi të ndjehet jo i lumtur në Itali dhe në fund Inter prishi marrëveshjen me të dhe i lejoi të rikthehet në vendlindje ku aktivizohet për Flamengon. “Mourinho është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, një personalitet i cili i kupton futbollistët e tij dhe ka njohje të mëdha për futbollin. Mund vetëm ta falënderoj për gjithçka që ka bërë për mua, më ka mësuar shumë gjëra”, ka thënë Adriano. “Mourinho është ai që dëshironte më së shumti të rikthehem në Inter pas huazimit në Sao Paolo, ai nuk dëshironte të më dorëzojë”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...