Arsenali do ta shesë Adebayorin, por jo Chelseat

dardanmiftari | Wednesday, June 24, 2009 | 0 Komente

Sipas tabloidit britanik "The Daily Mirror", Arsenali ka kontaktuar me gjigantët nga Serie A, Milan dhe Inter, për mundësinë e transferimit të sulmuesit Emmanuel Adebayor para mbylljes së këtij afati kalimtar.
Njoftohet se Topçinjtë dëshirojnë ta shesin 25-vjeçarin për shumën prej 25 milionë funtesh (29.1 milionë euro), ndërsa planifikojnë t’ua shesin Adebayorin italianëve, me qëllim që të mos kalojë te Chelsea. Trajneri i ri i Bluve, Carlo Ancelotti, është i interesuar ta transferojë sulmuesin nga Togo, prandaj drejtuesit e Arsenalit janë vënë në alarm që ta shesin atë diku tjetër, me qëllim që të mos shkojë te rivali i tyre nga Liga Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...