Barcelona mendon për transferimin e Robinhos
Barcelona planifikon të kërkojë shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Robinho, i cili së fundmi është shprehur se do t’i pëlqente të luante për kampionin e Evropës, nëse Blaugranët bëjnë një ofertë për të.
“Barca është një skuadër e madhe dhe është gjithmonë kënaqësi kur dëgjoj se më dëshirojnë të luaj atje”, është cituar Robinho nga “Sport”. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që në sezonin e kaluar kishte kërkuar nga udhëheqësit e klubit që t’ia sjellin Robinhon, mirëpo kataluanist nuk bënë ofertë për të. Ndërsa tani është ndryshe, dhe pritet që gjiganti spanjoll të bëjë gati ofertën për brazilianin.
Category: Futboll

















0 Komente