Benitez: Fansat e Liverpoolit merituan titullin

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i vendosur t’ua sjellë trofeun e Ligës Premier fansave të ekipit anglez.
“Mbaj mend momentet pas Ligës së Kampionëve dhe po ashtu Kupës FA. Do të ishte fantastike ta bëjmë atë sërish”, ka thënë Benitez.Liverpooli mbeti i pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit të fundit, ndërsa pësoi vetëm dy humbje në udhëtim, dhe përfundoi në pozitën e dytë të tabelës.“Fansat tonë janë gjithmonë të ndryshëm, gjithmonë fantastik. Ata e dinë kur ekipi punon shumë dhe e dinë kur duhet ta përkrahin. Ata e dinë se ne jemi përmirësuar shumë këtë vit”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...