Blackburn kërkon Van Nistelrooyn

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, planifikon ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
“Paga të cilën ai e merr te Real Madridi (141.000) nuk është e nivelit tonë. Mirëpo ndoshta ai dëshiron të vijë sërish në Angli dhe të luajë për një pagë më të vogël”, ka thënë Allardyce. Javën e ardhshme Nistelrooy mbush 33 vjet, ndërsa ai nuk bën pjesë në planet e administratës së re të Mbretërve dhe largimi i tij do të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...