Casillas i kënaqur me vendin e tretë

dardanmiftari | Monday, June 29, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas, është shprehur i kënaqur pasi kombëtarja e tij arriti ta fitojë medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave.
‘La Furia Roja’ siguroi vendin e tretë pas fitores dramatike prej 3-2, kundër nikoqirit të kësaj gare, Afrikës ë Jugut, me ç’rast u deshën vazhdimet që kampioni Evropës të shënojë fitore “Ishte shumë me rëndësi që të fitonim pas humbjes nga Shtetet e Bashkuara”. “Merituam më shumë në gjysmëfinale, ndërsa humbja na la një shije të keqe. Nuk e patëm fatin e sotëm kundër amerikanëve”. “Guiza pati dy shanse dhe në të dyja shënoi, ndërsa Xabi Alonso po ashtu arriti të shënojë me gjuajtjen e vetme në drejtim të portës”, është shprehur portieri i Real Madridit pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...