Cristiano Ronaldo mendon për operacion

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Mediat angleze bëjnë të ditur se anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, dhe kjo do ta linte atë një kohë jashtë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.
Portugezi një kohë të gjatë vuan nga lëndimet, që u duk edhe në ndeshjen e vikendit kundër Shqipërisë, ndërsa nuk do të luajë në ndeshjen e radhës miqësore që kombëtarja portugeze e luan kundër Estonisë.Ronaldo thuhet se vazhdimisht është në kontakt me ekipin e mjekëve të Manchester United, me qëllim që të marrë vendimin nëse do t’i nënshtrohet operimit gjatë kësaj jave, para se të niset për në pushime (Miami).Nëse vendos të operohet, portugezi do të duhet të pushojë së paku një muaj, dhe nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve para-sezonale, që fillojnë nga 6 korriku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...