Cruz mund të kalojë te Viola

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Javën e ardhshme sulmuesi argjentinas, Julio Cruz, do të jetë lojtar i lirë, pasi që i skadon kontrata me Interin, ndërsa zikaltrit nuk dëshirojnë t’ia vazhdojnë kontratën.
Kështu, 34-vjeçari do të kalojë në një skuadër tjetër, ndërsa Fiorentina është shumë e interesuar për shërbimet e sulmuesit. Edhe pse më herët u spekulua se skuadra e Panathinaikosit është pranë transferimit të Cruz, “Sky Sports Italia” njofton se grekët tani dëshirojnë të tërhiqen nga oferta e tyre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...