De Ceglie arrin marrëveshje me Napolin

dardanmiftari | Wednesday, June 17, 2009 | 0 Komente

Edhe pse ende nuk është bërë asgjë zyrtare, mediat italiane besojnë se mbrojtësi i Juventusit, Paolo De Ceglie, ka arritur marrëveshje me Napolin.
Sipas “Corriere dello Sport”, dy skuadrat janë pajtuar për arritjen e marrëveshjes, mirëpo ende nuk është caktuar shifra e parave për transferimin e 22-vjeçarit, e cila pritet të vendoset të mërkurën në mbrëmje. Vlera të cilën duhet ta paguajë Napoli pritet të jetë 4-5 milionë euro, ndërsa nga sezoni i ardhshëm mbrojtësi i krahut do të luajë në Stadio San Paolo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...