Deco: Scolari nuk duhej të shkarkohej

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 0 Komente

Mesfushori portugez Deco ka kritikuar pronarin e klubit Roman Abramovich për faktin se nuk i ka dhënë kohë të mjaftueshme ish-trajnerit Philippe Scolari.
“Chelsea është një klub i veçantë. Nëse Phil do të ishte në Arsenal, Manchester United ose Liverpool, ata e respektojnë trajnerin dhe i japin kohë”, ka thënë Deco. “Shikoni Wenger, ai për pesë vite nuk ka fituar asgjë. Benitez kurrë nuk e ka fituar kampionatin anglez. Chelsea është më ndryshe, një klub i veçantë, i cili ka vetëm një pronar dhe të gjithë janë si lodra për të”. “Ndonjëherë Abramovich merr vendime të cilat janë mbi drejtorin e futbollit. Shkarkimi i Scolarit ishte i nxituar”, ka shtuar mesfushori.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...