Del Bosque: Villa do ta thyejë rekordin e Raul

dardanmiftari | Monday, June 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Vicente del Bosque, nuk mendon se rekordi i Raul si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren spanjolle do të zgjasë edhe shumë.
Spanja tashmë ka vendosur një rekord të ri duke u bërë kombëtarja e parë që ka shënuar 15 fitore radhazi, derisa ka barazuar rekordin e Brazilit prej 35 ndeshjesh pa humbje. Del Bosque mendon se kjo kombëtare që ai drejton do të thyejë edhe shumë rekorde, mes të cilave shpreson se David Villa do të tejkalojë numrin e golave që ka shënuar Raul. Kapiteni i Real Madridit ka shënuar më së shumti, 44 gola, për Spanjën, ndërsa Villa është ende larg, në pozitën e 13-të me po aq gola, 13. “Besoj se Villa do të shënojë më shumë gola se Raul me kombëtaren. Por edhe rekorde të tjera po ashtu do të vijnë. Raul, si një shembull tjetër, ka bërë 102 paraqitje për kombëtaren dhe kohë më parë edhe thyerja e këtij rekordi ishte e pamendueshme”, ka thënë Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...