Di Vaio nuk largohet nga Bologna

dardanmiftari | Monday, June 15, 2009 | 0 Komente

Përkundër spekulimeve të fundit, sulmuesi i Bolognas, Marco Di Vaio, nuk dëshiron të largohet nga skuadra e tij aktuale, thotë agjenti i lojtarit, Marco Pastorello.
Është spekuluar se ish-lojtari i Juventusi kishte kërkuar zgjatjen e kontratës dhe njëkohësisht rritjen e pagës, gjë të cilën nuk mund t’ia plotësojë Bologna, prandaj thuhej se ai mund ta braktisë skuadrën e tij. Mirëpo, agjenti i italianit ka thënë se Di Vaio nuk dëshiron të konsiderohet ‘tradhtar’ nga tifozët e Bolognas, dhe kjo është njëra nga arsyet më të fuqishme për të cilën ai dëshiron të qëndrojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...