Edhe Chelsea në garë për Mexes

dardanmiftari | Saturday, June 20, 2009 | 0 Komente

Chelsea e ka caktuar mbrojtësin e Romës, Philippe Mexes, si kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Ricardo Carvalhon.
Në fillim të kësaj jave, agjenti i francezit mohoi spekulimet për kalimin e mundshëm të 27-vjeçarit te Milani duke thënë se Giallorossët nuk do ta shesin lojtarin e tyre. Megjithatë, tabloidi britanik “The Sun” njofton se Blutë janë të gatshëm të paguajnë 12 milionë funte (14.2 milionë euro) për transferimin e Mexes, i cili është një lojtar që pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...