Fabregas: Yaya Toure i duhet Arsenalit

dardanmiftari | Tuesday, June 16, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka porositur menaxherin Arsene Wenger të bëjë hap konkret për të angazhuar mesfushorin e Barcelonës, Yaya Toure.
“Ne jemi mësuar me lojtarë si Patrick Vieira, Gilberto Silva ose Flamini në mesin e fushës. Është e vërtetë se pa dikë si ata, ne kemi qenë lehtësisht të pa ekuilibruar dhe më të dobët në një pozitë aq të rëndësishme”, ka thënë Fabregas. “Është një pozitë e nënvlerësuar, por aq e rëndësishme, veçanërisht për ekipet si i yni që sulmojnë shumë. Kur e keni topin, është shumë e rëndësishme të jeni të sigurt se është dikush është prapa juve që ju mbulon”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...