Fitore minimale e Argjentinës
Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Kolumbisë, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Takimi i zhvilluar në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të përfaqësueses vendase. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 56-të, ndërsa golashënues ishte mbrojtësi Daniel Alberto Diaz. Ishte ky një rikthim shumë i rëndësishëm te fitorja, pasi para kësaj xhiroje të zgjedhurit e Diego Maradonas pësuan humbje me rezultat prej 6-1 nga Bolivia.
Ndërkohë, në takimin tjetër, fitore me rezultat prej 1-0 ka shënuar edhe Venezuela në udhëtim te Bolivia, me autogolin e Riveros (33’).
Category: Futboll
0 Komente