Guardiola: Ibrahimovic do të bëhet më i mirë në Barcelona

dardanmiftari | Monday, June 08, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se transferimi në Camp Nou do ta bëjë një lojtarë më të mirë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic.
Barcelona është në negociata me sulmuesin e Interit dhe duket se suedezi është shumë afër të kalojë në kampionatin spanjoll. “Ibrahimovic është një lojtar i shkëlqyeshëm. Shumë lojtarë të cilët vijnë në Barcelona, bëhen edhe më të mirë”, ka thënë Guardiola, duke i dërguar porosi të qartë suedezit. Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë se Interi kërkon Iniestën dhe jo Eto’o, si pjesë të marrëveshjes për të lëshuar largimin e Ibrahimovic. Në anën tjetër klubi spanjoll thuhet se ka ofruar të përfshijë në marrëveshje mesfushorin Yaya Toure.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...