Iaquinta dëshiron Scudetton dhe Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Tuesday, June 02, 2009 | 0 Komente

Të hënën Vincenzo Iaquinta iu dha fund spekulimeve për largimin tij nga Juventusi duke e vazhduar kontratën deri në vitin 2013, ndërsa në një intervistë për “Tuttosport”, sulmuesi ka zbuluar se objektivat e Juves për sezonin e ardhshëm janë Kampionati italian dhe Liga e Kampionëve.
“Jam i lumtur sepse e dëshiroja shumë këtë marrëveshje. Drejtorët janë duke e ndërtuar një skuadër, e cila do t’u kthehet trofeve”. “Dëshirojmë të jemi konkurrues në të gjitha garat, kështu që objektivat tona janë edhe Scudetto edhe Liga e Kampionëve”, ka thënë italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...