Inter dhe Barça merren vesh për Ibrahimovic?

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 1 Komente

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se dy kampionët, ai i Italisë, Inter, dhe i Spanjës, Barcelona, kanë arritur marrëveshje për të shkëmbyer dy sulmuesit kryesor të tyre, Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o.
Sipas El Mundo Deportivo, gazetë kjo që është e afërt me drejtuesit e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic është në prag të kalimit në ekipin spanjoll.Presidenti i Interit, Massimo Moratti, dhe ai i Barcelonës, Joan Laporta, thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe në shkëmbim të Ibrahimovic, nerazurët do të fitojnë 10 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Samuel Eto’o.Mbetet vetëm që edhe kamerunasi të thotë “Po”, dhe transferimi të vërtetohet nga të dyja palët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. une mendoj se esht mendim i perkryer i guardioles ama me mir do ishte qe ne barcelon te jet edhe eto'o ngase esht nje sulmus i perkryer dhe i perket barcelones

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...