Juninho afër kalimit në Katar

dardanmiftari | Tuesday, June 16, 2009 | 0 Komente

Ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Garrafa, ka pohuar se është në negociata për të angazhuar kapitenin e Lyonit, mesfushorin brazilian Juninho.
Braziliani është pa kontratë nga fundi i sezonit dhe u paralajmërua se do të transferohej në ndonjë prej vendeve afrikane ku do të mund të merrte një pagë të majme. Mbrëmë, agjenti i lojtarit ka thënë brazilianin e kërkojnë edhe shumë klube në Itali, por së fundi del në pah një destinacion i ri për Juninhon, dhe sipas gjasave ai do të luajë në Katar në sezonin e ardhshëm. Juninho sot ka udhëtuar për në Doha, ndërsa klubi Al-Garrafa ka pohuar se ata janë në negociata me të, për ta definuar transferimin. Sipas disa burimeve, Juninho do të fitojë pagë vjetore rreth 2.5 milionë euro, që do të jetë rekord për kampionatin e këtij vendi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...