Juventus i interesuar për Diarran

dardanmiftari | Wednesday, June 17, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, është caku i ri i klubit italian, Juventus.
Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e Juves dëshirojnë të krijojnë një mesfushë nga dy lojtarët e Malit, me anë të Momo Sissoko dhe Diarra. Juve shpreson që miqësia në mes të Diarra dhe përforcimit të ri, Fabio Cannavaro, ta bindë mesfushorin të transferohet në Torino këtë verë. Diarra, i cili është duke u shëruar nga lëndimi në gju, mund të lëshohet për rreth 12 milionë euro nga Reali. Ndërkohë, Juventusi është i gatshëm të shesë Olof Mellberg dhe Christian Poulsen, paratë e të cilëve do të harxhohen në blerjet e reja.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...