Kaka: Nuk doja të largohem nga Milani

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Nënshkrimi rekord i Real Madridit, Kaka, thotë se ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga Milani.
Me transferimin e tij që u konfirmua mbrëmë, Kaka, i cili gjendet në detyrë me kombëtaren e Brazilit, ka thënë për reporterët brazilian se kjo ka qenë në interes të të gjitha palëve.“Doja të qëndroja në Milan, por kriza globale ekonomike preku shumë klube, veçanërisht ata si Milani të cilat zhvillohen si biznese. Kam folur me drejtorët dhe jemi pajtuar se transferimi do të ishte në interes të secilit në këtë moment”, ka thënë Kaka.Kaka thotë se nuk dëshiron ta mbajë numrin 5 të fanellës, të cilën e kishte mbajtur Zinedine Zidane, pasi kjo do të jetë përgjegjësi e madhe.“Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe. Zidane ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, si me Realin edhe me Francën, andaj nuk do të doja ta mbaj një numër të tillë. Do të presim një kohë më të gjatë për të zgjedhur numrin”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...