Leonardo kërkon Essienin dhe Adebayorin
Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, sapo është caktuar sot në krye të klubit italian ka filluar të mendojë për yjet të cilët dëshiron t’i shohë në San Siro në sezonin e ardhshëm.
Ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, sot edhe zyrtarisht u prezantua si trajner i ri i Chelseat dhe tashmë spekulohet se ai do t’i marrë me veti në Londër disa prej futbollistëve të tij të favorizuar. Sipas Corriere dello Sport, Leonardo po ashtu ka filluar të përgatitet për rikonstruktuar Milanin. Ai tashmë ka caktuar Michael Essien si njërin prej caqeve të transferim gjatë kësaj vere, ndërsa interesim ka shprehur edhe për Emmanuel Adebayor, i cili tashmë disa vite lidhet me një kalim te rosonerët.
Category: Futboll
0 Komente