Mellberg arrin marrëveshje me Olympiakosin

dardanmiftari | Saturday, June 20, 2009 | 0 Komente

Juventusi ka njoftuar për largimin e disa lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa mbrojtësi Olof Mellberg bën pjesë në këtë grup.
Sipas informatave të fundit nga “AFP”, sezonin e ardhëm suedezi do të luajë për skuadrën greke Olympiakos. Mësohet se 31-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar një kontratë trevjeçare, ndërsa të hënën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Olympiakosit. Ndërkohë, Juventusi do të fitojë 2.7 milionë euro për shitjen e Mellberg, i cili qëndroi vetëm një sezon te Bianconerët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...