Moratti: Ibra nuk lëviz pa 80 milionë euro

dardanmiftari | Saturday, June 06, 2009 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic mund të shkojë tek Barcelona por vetëm nëse Laporta derdh 80 milionë euro në arkën e Interit.
Katalanasit janë njohur me shumën nga presidenti zikalter Massimo Moratti, i cili nuk lëviz asnje qindarkë nga oferta e tij. Pavarësisht se Ibra kërkon të ndryshojë ambient, kjo nuk e ka trembuar padronin zikaltër, madje ai po i tregon futbollistit se ka një kontratë me zikalterit që duhet ta respektojë.
Nga ana tjeter, Moratti mund të bejë një lëshim vetem nese në bisedime futen edhe Eto’o apo Toure, dy lojtarë mjaft të rëndësishëm për organiken blaugrana. Por në garë për suedezin është edhe Real Madrid. Sipas Zinedine Zidane, bomberi me origjinë boshnjake i pelqen edhe presidentit Perez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...