Pele: Ronaldo më kujton George Bestin

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Legjenda braziliane Pele e ka lavdëruar superyllin portugez, Cristiano Ronaldo, duke e krahasuar me legjendën e ndjerë të Manchester Unitedit, George Best.
“Cristiano më kujton aq shumë lojtarin për të cilin gjithmonë kam thënë se ishte i shkëlqyeshëm- George Best”. “Ai (Ronaldo) është lojtari që i ngjan më së shumti Bestit kur ishte në kulmin e karrierës së tij- duke u bazuar në mënyrën si vrapon me topin në shpejtësi, lojën edhe në anën e majtë edhe në të djathtë, si dhe ka shumë teknikë”. “Më pëlqen ta shikoj Ronaldon, ai është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm”, ka thënë Pele për “Sunday Mirror”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...