Perez: Ende nuk kemi nënshkruar me Kaka

dardanmiftari | Tuesday, June 02, 2009 | 0 Komente

Të hënën pasdite Florentino Perez ka bërë paraqitjen e tij të parë para mediave nga caktimi si president i Real Madridit, ku veç tjerash foli edhe për spekulimet në lidhje me transferimin e ylli të Milanit, Ricardo Kaka.
“Nuk është e vërtetë që tashmë kemi nënshkruar me Kaka. Nuk dëshiroj që të jap shpresa false, mirëpo ai mund të jetë njëri nga shënjestrat tona kryesore”. “Transferimet që përfolen në media... flasin për shumë para dhe nuk janë reale. Gjithçka do të zhvillohet në përputhje me buxhetin tonë. “Është e vërtetë që kam raporte të mira me Adriano Gallianin, mirëpo Milani është një skuadër e cila ka projektet e veta dhe çdo gjë ka çmim”. “Kam thënë se do të punoj shumë dhe do të mundohem të transferoj disa lojtarë, mirëpo jo të gjithë do të vijnë në Real Madrid”, ka thënë Perez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...