Perez: Njëherë Kaka pastaj Ronaldo

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar se Mbretërit janë shumë pranë kompletimit të transferimit të superyllit të Milanit, Riacardo Kaka, duke shtuar se shënjestra e kamotshme e Los Merengues, Cristiano Ronaldo, do ta ndjekë atë drejt Bernabeut.
“Nëse Kaka vendos të largohet nga Milani, atëherë Real Madridi është i vetmi klub për të. Është e mundur që sonte (të hënën mbrëma) ai të bëhet lojtar i Madridit”. “Po ashtu, dëshirojmë ta sjellim te Real Madridi edhe Ronaldon, mirëpo njëherë duhet të flasim me Manchester Unitedin, pasi që është shumë e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira me Manchester United”, është cituar Perez nga “Sky Italia”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...