Perrotta drejt Bundesligas?
Simone Perrotta ende nuk ka arritur marrëveshje me Romën për zgjatjen e kontratës së tij, gjë që e sjell në dyshim qëndrimin e italianit në Stadio Olimpico.
Muajt e fundit ka pasur spekulime të ndryshme për mundësinë e largimit të 31-vjeçarit, ndërsa sipas njoftimeve të fundit, mesfushori mund të drejtohet kah Bundesliga. Sipas “Eurosport”, sezonin e ardhshëm Perrota mund të luajë për Wolfsburgun ose Bayern Munichun, të cilat janë dy skuadra shumë të interesuara për shërbimet e tij.
Category: Futboll
0 Komente