Rossi: Është kënaqësi të arrish fitoren e 100-të

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Valentino Rossi ka shënuar edhe fitoren e 100-të në karrierën e tij në Moto GP, pasi arriti në cak i pari edhe në garën e të shtunës në Assen, Holandë.
Rossi fitoi me një përfundim të lehtë. Ai humbi kryesimin në fillim të garës, por shpejt u rikthye për të shënuar fitoren historike. “Është një fitore fantastike, pasi kjo rrugë është e veçantë dhe ka shumë histori në të. Babai im fitoi këtë garë në kategorinë 250cc. Është kënaqësi kur arrin fitoren e 100-të”, ka thënë 30-vjeçari Rossi. Pas shtatë garash nga 17 sa ka sezoni, Rossi kryeson tabelën me 131 pikë, i ndjekur nga Jorge Lorenzo me 126 dhe Casey Stoner me 122, të cilët përfunduan në pozitat dy dhe tre edhe në garën e fundit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...