Sampdoria kërkon Marchionnin

dardanmiftari | Wednesday, June 17, 2009 | 0 Komente

Sipas cittadigenova.com, Sampdoria e ka vendosur anësorin e Juventusit, Marco Marchionni, në krye të listës së transferimeve.
Marchioni është njëri nga lojtarët i cili pritet të largohet nga bardhezinjtë në javët e ardhshme, kjo për shkak të taktikës së re të lojës së Juves, me ç’rast trajneri Ciro Ferrara pritet të luajë me formacionin 4-3-1-2, me Diegon prapa dy sulmuesve, Kështu Marchionni bëhet i padobishëm për skuadrën, ndërsa ai mund të jetë një figurë shumë e rëndësishme te Sampdoria, e cila luan me anësorë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...