Shitet klubi anglez West Ham United

dardanmiftari | Monday, June 08, 2009 | 0 Komente

Klubi anglez, West Ham United, ku aktivizohet edhe mesfushori kosovar Valon Behrami, i është shitur një grupi të bankave islandeze në një marrëveshje e cila raportohet të jetë mbi 100 milionë funte.
Pronar i ri i klubit është CB Holding, një kompani që është në pronë të bankës investuese Straumur-Burdaras, me drejtor të ri jo-ekzekutiv Andrew Bernhardt. Pronarët e rinj kanë pohuar se detyrat e menaxherit Gianfranco Zola dhe asistentit të tij Steve Clarke janë të sigurta dhe se do të sigurojnë edhe një fond për transferime. Drejtori ekzekutiv Scott Duxbury, po ashtu do të mbetet në klub.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...