Spanja fiton medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Ndeshja e zhvilluar për vendin e tretë të Kupës së Konfederatave, ndërmjet Spanjës dhe Afrikës së Jugut, ka përfunduar me fitoren e Spanjës me rezultat prej 3-2.
U desh të kalonin 73 minuta për t’u parë goli i parë në ndeshje, i cili u takoi nikoqirëve të kësaj gare, derisa golashënues ishte Katlego Mphela. Mirëpo atëherë kur mendohej se Afrika e Jugut do ta mposhtë kampionin e Evropës, Daniel Guiza barazoi rezultatin në 1-1 (88’). I njëjti lojtar vetëm pas një minute krijoi epërsinë për Spanjën, mirëpo në minutat shtesë (90’+3) Katlego Mphela shënoi golin e dytë për Afrikën e Jugut për t’i dërguar skuadrat në vazhdime. Në pjesën e dytë të vazhdimeve, mesfushori spanjoll Xabi Alonso nga një gjuajtje e lirë e mposhti portierin Khune për ta kaluar Spanjën sërish në epërsi dhe ky rezultoi të ishte edhe goli i fitores.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...