United kthehet kah Huntelaar?

dardanmiftari | Friday, June 26, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, raportohet se ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.
Florentino Perez është duke bërë një rikonstruktim të plotë të Realit dhe thuhet se në planet e tij nuk bën pjesë holandezi. United duket se vështirë do të mund të arrijë te shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema, andaj mediat angleze shkruajnë se Djajtë e Kuq do të kthejnë vëmendjen kah Huntelaar. Sulmuesi holandez para se të kalojë në Real Madrid ishte cak i Sir Alex Ferguson, por mbretërit e fituar betejën. Megjithatë, Huntelaar nuk u gjend më së miri në klubin spanjoll dhe shënoi vetëm tetë gola në 20 ndeshje dhe u la edhe jashtë Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...