Van Gaal kërkon Van der Vaartin dhe Sneijderin

dardanmiftari | Thursday, June 04, 2009 | 0 Komente

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, dëshiron ta shfrytëzojë momentin e ndryshimeve të mëdha te Real Madridi duke kërkuar transferimin e mesfushorëve holandezë Rafael van der Vaart dhe Wesley Sneijder te skuadra bavareze.
Ish-trajneri i Barcelonës do ta drejtojë Bayernin nga sezoni i ardhshëm dhe sipas gazetës gjermane “Bild”, ai kërkon dyshen e mesfushës së Realit, Van der Vaart dhe Sneijder, si dy shënjestrat e para të transferimit. Dy lojtarët nuk janë pjesë e planeve të Florentino Perezit, ndërkohë që “AS” njofton se presidenti i Merengues mund t’i shfrytëzojë ata për ta sjellë në Bernabeu yllin e Bayernit, Franck Ribery.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...